Në të njëjtën kohë kur u transmetua deklarata e liderit suprem iranian, presidenti amerikan, Donald Trump shkroi në rrjetin e tij social se Shtetet e Bashkuara përfitojnë nga rritja e çmimeve globale të energjisë.
Ai ka theksuar se SHBA-ja është “prodhuesi më i madh i naftës në botë, me shumë diferencë”, dhe kur çmimet e naftës rriten, vendi fiton shumë para.
Megjithatë, sipas tij, prioriteti më i madh është të ndalohet Irani nga zotërimi i armëve bërthamore dhe të parandalohet shkatërrimi i Lindjes së Mesme dhe, siç tha Trump, i botës.
Ai ka shtuar se nuk do të lejojë kurrë që kjo të ndodhë.
Lideri i ri suprem i Iranit zotohet të vazhdojë të bllokojë Ngushticën e Hormuzit
