Turqia e sheh “të pakuptimtë” rinisjen e dialogut me Suedinë dhe Finlandën

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se është “e pakuptimtë” të mbahet një takim trelateral me Suedinë dhe Finlandën, për të diskutuar për aplikimet e këtyre dy shteteve në NATO. Sipas kryediplomatit turk, kjo vjen pasi gjatë këtij muaji pati protesta në Stokholm.

Duke folur në një konferencë për media më 26 janar, Cavusoglu po ashtu tha se nuk ka vullnet për të vlerësuar ndaras aplikimet për NATO të Suedisë dhe Finlandës.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha se shteti i tij dëshiron të rinisë dialogun për NATO-n me Turqinë, shkruan REL.

Turqia së fundmi ka shtyrë në kohë të pacaktuar bisedimet trepalëshe me Suedinë dhe Finlandën.

Shtyrja erdhi pasi në Stokholm u mbajt një protestë ku u dogj Kurani, libri i shenjtë i myslimanëve.

Suedia dhe Finlanda vendosën vitin e kaluar që t’i bashkoheshin NATO-s, pasi Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës. Por, Turqia vendosi një sërë kushtesh për Stokholmin dhe Helsinkin.

Që një shtet të bëhet anëtare e NATO-s duhet që të 30 shtetet anëtare të ratifikojnë aplikimin në parlamentet e tyre nacionale.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika