Turqia heq kundërshtimin ndaj aplikimeve për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia

Turqia ka hequr kundërshtimin e saj ndaj aplikimeve për anëtarësim në NATO nga Finlanda dhe Suedia, duke i hapur rrugën të dyja vendeve për t'u bashkuar me aleancën ushtarake

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Përpara një samiti të krerëve të NATO-s, të tre vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Madrid të martën në mbrëmje.

Turqia i ka hapur rrugën Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me alenancën ushtarake, kështu duke hequr kundërshtimin ndaj aplikimeve për antarësim në NATO.

Zhvendosja e opinionit publik në të gjithë Evropën veriore drejt NATO-s, është shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, kjo ka bërë që Heklsinki dhe Stokholm të aplikojnë tashmë në mënyrë zyrtare për anëtarësim.

Pas shumë javëve bisedime, të tre vendet arritën një marrëveshje.

“Ministrat tanë të jashtëm nënshkruan një memorandum trepalësh, i cili konfirmon se Turqia në Samitin e Madridit këtë javë do të mbështesë ftesën e Finlandës dhe Suedisë për t’u bërë anëtarë të NATO-s”, ka thënë në një deklaratë presidenti finlandez Sauli Niinistö.

Lideri finlandez, Niinisto ka shtuar se memorandumi i tyre i përbashkët nënvizon angazhimin e Finlandës, Suedisë dhe Turqisë për të ofruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit, sipas tij duhet të bëhen aleatë në NATO që të forcohet më tej ky angazhim.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika