Turqia i thërret diplomatët e Danimarkës dhe Holandës për shkak të djegieve të Kuranit

Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Danimarkës me punë në Ankara, si dhe një diplomat holandez, për shkak të djegieve të Kuranit në vendet e tyre

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Turqisë i ka thirrur në një takim të ngarkuarin e Danimarkës me punë në Ankara, si dhe një diplomat holandez, për shkak të djegieve të Kuranit në vendet e tyre, raportoi të hënën transmetuesi shtetëror turk, TRT Haber.

Aktivistët kundër islamit kanë djegur disa kopje të librit të shenjtë të myslimanëve në muajt e fundit, duke nxitur zemërim në botën myslimane dhe kërkesa ndaj qeverive nordike për t’i ndaluar veprimet e tilla.

Turqia i ka dënuar vazhdimisht protestat e tilla në muajt e fundit, përfshirë ato në Suedi, vendin i cili po e pret dritën jeshile nga Ankaraja për t’iu bashkuar NATO-s.

Qeveritë e Danimarkës dhe Suedisë i kanë dënuar djegiet dhe kanë thënë se janë duke shqyrtuar ligje të reja që do t’i ndalonin këto akte.

Mirëpo kritikët e brendshëm kanë thënë se liria e shprehjes është e mbrojtur me kushtetutë, dhe se çfarëdo vendimi për ndryshim mund t’i rrezikojë këto të drejta.

Kush është duke e djegur Kuranin dhe pse?

Të paktën tri herë gjatë muajit të kaluar, djegia e Kuranit është kryer nga Salwan Momika, refugjat irakian në Suedi, i cili ka thënë se dëshiron të protestojë kundër gjithë islamit dhe librit të shenjtë.

Teksa ai ka qenë duke protestuar, një grup aktivistësh të së djathtës ekstreme, i quajtur “Patriotët Danezë”, ka organizuar protesta kundër islamit në Danimarkën fqinje, duke thënë se dëshiron të dalë kundër atij që e konsideron “islamizim” të shoqërive nordike. /REL

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika