U përplas me Jet Ski, ndërron jetë 19-vjeçari italian në Velipojë

Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës, ku dy italianë u përplasën pasi po bënin manovra të gabuara me jet ski.

Top Channel mëson se N. L., 19 vjeç dhe S. D., 20 vjeç, dy miq italian që kishin ardhur për pushime në Velipojë, kanë bërë manovra në ujë dhe ishin një milje larg perimetrit të sigurisë, teksa dyshohet se të dy ata ishin nën efektin e alkoolit.

Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë e plagëve të rënda, N. L humbi jetën në Spitalin e Shkodrës.

Policia gjithashtu raporton se grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rast./TopChannel

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika