Udhëheqësi i Iranit lavdëron paraushtarakët për goditjen ndaj ‘rebelëve’ dhe ‘banditëve’

Presidenti iranian, Ayatollah Ali Khamenei i ka vlerësuar luftëtarët e Basijit si "të pafajshëm" për mbrojtjen e kombit

Presidenti i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka lavdëruar forcën paraushtarake Basij për rolin e saj në shtypjen vdekjeprurëse të protestuesve kundër regjimit.

Duke u takuar me personelin e Basijit në Teheran të shtunën e 26 nëntorit, Ayatollah Ali Khamenei e përshkroi lëvizjen e protestës popullore si “rebelë” dhe “banditë” të mbështetur nga forcat e huaja dhe vlerësoi luftëtarët “të pafajshëm” të Basijit për mbrojtjen e kombit.

Basij është një krah i Gardës Revolucionare të Iranit i vendosur në rrugë ndërsa protestat janë shtuar që nga shtatori.

Lëvizja protestuese fillimisht u ndez nga vdekja e gruas 22-vjeçare Mahsa Amini në paraburgimin e policisë morale të Iranit.

Amnesty International thotë se Basij janë urdhëruar të “përballen pa mëshirë” me protestuesit.

“Kur përballet me armikun në fushën e betejës, Basixhi është treguar gjithmonë i guximshëm, nuk ka frikë nga armiku”, ka thënë të shtunën Udhëheqësi Suprem.

Fjalët e Khameneit vijnë një ditë pasi Shefi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Volker Turk paralajmëroi se Irani është në një “krizë të plotë të të drejtave të njeriut” për shkak të shtypjes së disidentëve kundër regjimit.

Turk bëri thirrje për “procese hetimore të pavarura, të paanshme dhe transparente” për shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran gjatë një sesioni të posaçëm të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut të enjten e 24 nëntorit, raporton CNN.

Ai i tha këshillit të shteteve prej 47 anëtarësh në Gjenevë se forcat e sigurisë thuhet se u janë përgjigjur protestave duke përdorur forcë vdekjeprurëse kundër demonstruesve të paarmatosur dhe kalimtarëve që nuk përbënin “asnjë kërcënim”.

Më shumë se 14 mijë njerëz, duke përfshirë fëmijë, janë arrestuar në lidhje me protestat, sipas Turk. Ai tha se të paktën 21 prej tyre aktualisht përballen me dënimin me vdekje dhe gjashtë tashmë janë dënuar me vdekje.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika