Uji i detit merr ngjyrë kafe, mbeturinat pushtojnë bregdetin e Vlorës pas përmbytjeve

Reshjet me intensitet të lartë të cilat kanë rënë në Vlorë ditët e fundit kanë bërë që prurjet e kanaleve kulluese të jenë intensive.

Kanale kulluese këto të cilat derdhen në det duke marrë me vete dhera, gurë, por dhe mbeturina.

Për pasojë të derdhjes së kanalizimeve në det, bregdeti i Vlorës ka ndryshuar ngjyrë. Deti Adriatik, por edhe Jon, kanë marrë ngjyrën kafe mëngjesin e kësaj të shtune, shkruan A2 CNN.

Ndërkohë që problem janë edhe mbeturinat. Mbeturina të shumta nga kanalet janë depozituar në det duke ndotur ekosistemin ujor. Një pjesë e mbeturinave kanë dal edhe në bregdetin e Lungomares mëngjesin e kësaj të shtune.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika