Ukraina sulmon bombarduesit bërthamorë rusë

Ukriana tha se ka sulmuar bombarduesit rusë me rreze të gjatë veprimi, që kanë kapacitete bërthamore, në disa baza ajrore në mbarë Rusinë më 1 qershor.

Guvernatorët në disa rajone ruse kanë konfirmuar sulmet me dronë, edhe pse është e paqartë nëse është goditur ndonjë avion.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës, publikoi një video më 1 qershor, që tha se shfaq dronët duke goditur bombarduesit strategjikë rusë në disa baza. Këta bombardues kanë luajtur rol kyç në luftën e Rusisë, duke lëshuar raketa lundruese me rreze të gjatë veprime ndaj caqeve ukrainase.

Një bazë ajrore në Murmansk dhe një në rajonin Riazan, raportohet se janë goditur, por edhe baza ajrore Belaja të Irkutskut, që është mbi 5.200 kilometra në lindje të kufirit ukrainas.

Guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzeva tha se kjo është hera e parë që dronët rusë janë vërejtur në këtë rajon.

Në deklaratat për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të paidentifikuar të agjencisë së sigurisë të Ukrainës, që njihet si SBU, pretenduan se deri në 40 bombardues janë goditur. Videoja e SBU-së duket se tregon dronët duke shpërthyer dhe duke goditur bombaruesit Tupolev të stacionuar në pistë, ndërkaq një video tjetër shfaq tym duke dalë nga disa baza.

Pretendimet ukrainase nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur, por disa kanale në Telegram, që janë të lidhura me ushtrinë ruse, kanë raportuar se katër baza ajrore janë goditur.

Sulmi ukrainas vjen në kohën kur palët pritet të zhvillojnë rundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në Stamboll më 2 qershor, teksa po tentohet që të arrihet një marrëveshje e paqes për luftën që nisi më 2022./rel

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika