Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Forcat ukrainase kanë rrëzuar 20 dronë të lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës në rajonet e Harkivit, Poltavës, Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit

Foto ilustruese

Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës, ka thënë ushtria ukrainase më 17 maj.

Dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës, Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit.

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë dhe atje, trupat e Kievit janë në disavantazh dhe po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Rusia.

Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Ai shkroi në Telegram se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre.

Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte ndërtesë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi në Telegram.

Tre dronë u rrëzuan mbi rajonin e Potlavës, por guvernatori rajonal, Filip Pronin, nuk raportoi për viktima apo dëme në infrastrukturë.

Po ashtu, guvernatori rajonal i Mikolajivit, Vitaliy Kim, nuk raportoi për dëme nga sulmet gjatë natës, raporton Radio Evropa e Lirë.

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, javën e kaluar ka nisur një ofensivë të re në Harkiv. Autoritetet ukrainase kanë pranuar se situata në këtë rajon është e vështirë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika