Ukraina thotë se Rusia ka shkatërruar mbi 170 mijë ndërtesa

Mbi 170 mijë ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti

Zjarri në një ndërtesë në Lviv, Ukrainë, pas sulmeve ruse me raketa, më 15 gusht 2023.

Mbi 170 mijë ndërtesa në Ukrainë janë dëmtuar apo shkatërruar që kur Rusia nisi luftën e saj kundër këtij shteti 21 muaj më parë.

Kështu ka thënë Olena Shuliak, kryetare e komitetit parlamentar që mbikëqyr zhvillimin rajonal dhe planifikimin urban në Kiev.

“Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga Shkolla Ekonomike e Kievit, mbi 170.000 ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar deri më tani nga armiqësitë”, ka shkruar Shuiak në një blog, raportuan agjencitë e lajmeve në Ukrainë.

Në këtë shifër përfshihen mbi 20 mijë ndërtesa banimi.

Sipas këtij raporti, mbi 3 mijë e 500 institucione të armsimit dhe 420 ndërtesa të kompanive të mëdha dhe të mesme janë goditur nga sulmet ruse. Aeroportet ushtarake dhe ato civile, 344 ura dhe vendkalime si dhe 25.000 rrugë po ashtu janë shkatërruar.

Shuliak ka thënë se detyra nuk është vetëm rregullimi i vendbanimeve në gjendjen që kanë qenë para luftës, por që ato të rindërtohen edhe më mirë.

Që kur nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit të kaluar, Rusia  ka hedhur mijëra raketa në Ukrainë, duke shkaktuar shkatërrim të madh dhe duke vrarë afër 10 mijë civilë. /REL

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika