Ukrainasi Nikita Bilozertsev dhe turkja Ceylin Ipek fitues të ITF Turneut Kosova Open 2022

Ka përfunduar turneu ndërkombëtar “Kosova Open 2022” i nivelit ITF, i cili u zhvillua në Brestovik, Pejë, ku triumfuan ukrainasi Nikita Bilozertsev dhe turkja Ceylin Ipek

Foto ilustrim, kupat e fituara të ITF Turneut Kosova Open 2022

Javën e kaluar në terenet e tenisit ”Arben Zeka” në Brestovik të Pejës është organizuar edicioni i dytë i turneut ITF J5  Kosova Open ku morrën pjesë 71 tenistë e teniste nga 19 shtete nga e mbarë bota.

Turneu është organizuar nga Klubi i Tenisit Peja në bashkëpunim me Federatën e Tenisit të Kosovës dhe Komunën e Pejës.

Pas shumë meçeve interesante dhe mjaft kualitative në finale të konkurencës së meshkujve u plasuan ukrainasi Nikita Bilozertsev dhe tenisti nga Serbia Aleksandar Daskalovic, e fitorja i takoi Bilozertsev me 2-1 ne sete, 2/6 , 6/2 dhe 6/4 në geme.

Ne konkurencën e vajzave titulli i kampiones i takoi tenistes nga Turqia Ceylin Ipek e cila në finale ishte më e mirë se rivalja nga Serbia Anastasija Cvetkovic të cilën e mposhti me 2-0 në sete, 7/6 dhe 6/3 në geme.

Ceylin Ipek,

Ne konkurencën e çifteve  te djemtë fitues dolën  dyshja greke Angelos Avgeris / Stefanos Pournaropoulos të cilët në finale me 2-0 në sete ishin më të mirë se dyshja nga Maqedonia e Veriut Amar Huseinovic / Filip Stojanovski.

Fitues të ITF Turneut Kosova Open 2022

Te vajzat kampione u shpallen Gresi Bajri nga Shqipëria dhe grekja Alexandra Magia, pasi në finale me 2-1 në sete ishin më të mira se maqedonasja Ana Mitevska dhe Anastasija Cvetkovic nga Serbia.

Fituesit të ITF Turneut Kosova Open 2022

Turneu ITF J5 Kosova Open u organizua një javë pas edicionit të katërt të turneut Tennis Europe Peja Open i cili poashtu i cilësua si mjaft  i suksesshëm.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika