UNICEF reagon pas dhunimit të 11-vjeçares, kërkon mbrojtjen e vajzave e djemve nga dhuna

Organizata "UNICEF" ka thënë se do të mbështes thirrjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile për llogaridhënie lidhur me shkeljen e të drejtave të fëmijëve dhe njëherësh, për t'i dhënë fund mosndëshkimit të dhunës ndaj vajzave dhe grave. Ndërkaq, organizata në fjalë UNICEF-i u ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse që këto të fundit ta rrisin mbrojtjen ndaj vajzave dhe djemve

UNICEF

Organizata “UNICEF” ka reaguar pas sulmit seksual ndaj 11-vjeçares duke thënë që është kritike që vajza në fjalë të merret nën përkujdesje dhe mbrojtje të menjëhershme dhe të njëjtës, t’i garantohet drejtësia me masa përkatëse mbrojtëse, shërbime dhe konfidencialitet për të përgjatë tërë procesit.

Një vajzë e mitur e moshës 11-vjeçare dyshohet se u dhunua nga disa persona për orë të tëra në Prishtinë.  Lidhur me rastin për të cilin pretendohet të ketë nisur në një park të qytetit, Organizata UNICEF ka thënë se do të mbështes thirrjet e institucioneve të Kosovës dhe shoqërisë civile për llogaridhëniet lidhur me shkeljet e të drejtave të fëmijëve dhe njëherësh, për t’i dhënë fund mosndëshkimit të dhunës ndaj vajzave dhe grave.

“Organizata UNICEF është e tronditur dhe tejet e brengosur nga raportimet për sulmin seksual ndaj një vajze 11-vjeçare në Prishtinë të shtunën. Është kritike që fëmija në fjalë të merret nën përkujdesje dhe mbrojtje të menjëhershme dhe të garantohet drejtësia me masa përkatëse mbrojtëse, shërbime dhe konfidencialitet për fëmijën përgjatë tërë procesit. Mbrojtja e dinjitetit dhe privatësisë së fëmijëve të mbijetuar të dhunës është tejet e rëndësishme”, ka shkruar UNICEF.

UNICEF-i u ka bërë thirrje autoriteteve përkatëse që këto të fundit ta rrisin mbrojtjen e vajzave dhe djemve nga të gjitha format e dhunës dhe gjithashtu të njëjtat të sigurojnë ofrimin e shërbimeve cilësore për viktimat dhe familjet e tyre.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika