United konfirmon huazimin e Sabitzer nga Bayern pas lëndimit të Eriksen

Manchester United ka nënshkruar të mërkurën huazimin e Marcel Sabitzer në vend të Christian Eriksen, i cili ka pësuar një lëndim dhe deri në maj nuk do të jetë në mesfushë

Mesfushori Marcel Sabitzer

Manchester United ka huazuar Marcel Sabitzer nga Bayern Munich pasi Christian Eriksen pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës që mund ta përjashtojë atë të luajë deri në maj të këtij viti.

Sabitzer, siç shkruan TheGuardian, është bashkuar për të luajtur deri në fund të sezonit pa asnjë opsion blerjeje.

Ai luan si mesfushor qendror, por gjithashtu edhe si sulmues.

Ndryshe, 28-vjeçari Sabitzer, më parë ka qenë kapiten i klubit të RB Leipzig që ka fituar 68 paraqitje për Austrinë. Ndërsa, këtë sezon ka luajtur 24 herë për Bayernin.

“Ndonjëherë në jetë ju duhet të merrni vendime të shpejta dhe të rëndësishme”, u shpreh Sabitzer.

Në anën tjetër, drejtori i futbollit të Manchester United, John Murtough u shpreh se Sabitzer është një lojtar të cilin Manchester e ka synuar që një kohë të gjatë.

“Marcel është një lojtar që ne e kemi parë për një kohë të gjatë. Mundësia u krijua shpejt dhe ne e dinim se ai ishte dikush me aftësinë dhe karakterin për të bërë një ndikim. Ai shton cilësi të mëtejshme në skuadrën tonë dhe përvojë në dhomën e zhveshjes”, ka thënë Murtough.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika