Ushtria amerikane realizon trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së 

Maqedonci theksoi se ky trajnim kishte për qëllim rritjen e aftësive taktike dhe përmirësimin e saktësisë në objektivat e qitjes, duke synuar kështu ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se një ekip mobil nga “Security Assistance Training Management Organization” (SATMO) i ushtrisë amerikane ka realizuar një trajnim të specializuar me mortaja për pjesëtarët e FSK-së.

Ky trajnim, i cili synonte ngritjen e kapaciteteve të artilerisë dhe avancimin e operimit me sistemet e armatimit, u mbajt në dy faza: pjesa teorike në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, dhe pjesa praktike në poligonin e Melle në Republikën e Shqipërisë.

Maqedonci theksoi se ky trajnim kishte për qëllim rritjen e aftësive taktike dhe përmirësimin e saktësisë në objektivat e qitjes, duke synuar kështu ngritjen profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.

“Profesionalizmi, disiplina, përkushtimi e besimi i ndërsjellë me aleatët tanë, kanë ndikuar në ecjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin 10 vjeçar të tranzicionit. Në kuadër të bashkëpunimit bilateral me partnerin tonë strategjik, Shtete e Bashkuara të Amerikës një ekip mobil nga Security Assistence Training Menagment Organization (SATMO) e ushtrisë Amerikane ka realizuar trajnimin me mortaja për pjesëtarët e FSK-së, pjesa teorike është realizuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj dhe pjesa praktike në poligonin në Melle të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të artilerisë, avancimin e operimit me sistemet e armatimit, ngritja e aftësive taktike, rritjen e saktësisë në objektivat e qitjes me qëllim ngritjen profesionale të pjesëtareve te FSK-së”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika