Vajza e Jakup Krasniqit: Kryeministri Kurti asnjë fjalë për babain tim

Të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Në nder të kësaj dite, Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës kanë nderuar figurat historike, mirëpo asnjëri nuk ka përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë

Ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi me të bijën

Në ditën e çlirimit të Kosovës, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi, ka kujtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, Gresa Krasniqi është shprehur e indinjuar dhe e zhgënjyer me neglizhencën e Qeverisë karshi ish-komandantëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Shoh se si e gëzojnë lirinë ata që asnjëherë nuk deshën të largoheshin nga robëria, dhe vuajnë ata që i dhanë fund Serbisë fashiste. Shoh fëmijë të dëshmorëve të harruar, e veteran të një lufte të egër, të poshtëruar nga institucionet e shtetit, të cilit i falën gjithçka! Dita e çlirimit sot, por a jemi vërtet të çliruar? Me çlirimtarët që mbahen padrejtësisht në qendër të paraburgimit, ndërsa gjykimi zvarritet. Dhe kemi një gjykate raciste, e cila u themelua nga injoranca e shumë kujt, e shumëkush po i vuan pasojat e saj! U formua nga deputetë të padijshëm, por rrënjët i ka thellë në Beograd!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Postimi i vajzës së ish-kryeparlamentarit

Ndër të tjera, Gresa nuk ka lënë pa kritikuar as kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se ai e ka amnistuar presidentin serb Aleksandar Vuqiqin, e nuk e ka thënë asnjë fjalë për Jakup Krasniqin.

“Dita e çlirimit sot, por ndihemi të dënuar e të harruar. Kryeministri i Republikës së Kosovës në mes të SHBA-së amniston krahun e djathtë të Millosheviqit, Vuçiqin, ndërsa për homolgun e atëhershëm të tij në Kosovë, Jakup Krasniqin, asnjë fjalë! Kush është më i pafajshëm se Jakup Krasniqi?!”, ka përfunduar ajo shkrimin e saj.

Të dielën e 12 qershorit, janë shënuar 23 vjet nga vendosja e 50 mijë ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe bashkë me ta, edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara.

Lidhur me akuzat e reja për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gjilan, Budakovë dhe Seminishtë, në seancën e së martës të 10 majit, ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është deklaruar i pafajshëm.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika