Vaksina për mbrojtje nga kanceri i mitrës, së shpejti në Kosovë

Nisur nga ky vit, vaksina kundër papilloma virusit ( HPV ) do të fillojë të jepet në Kosovë, me qëllimin ti mbrojë vajzat dhe gratë nga sëmundja e kancerit të qafës së mitrës.

Papilloma virusi transmetohet kryesisht për mes marrëdhënieve seksuale dhe mund të shaktojë sëmundje të ndryshme te personat e prekur, përfshirë kancerin e qafës së mitrës te gratë.

Sipas onkologëve në Prishtinë, kjo formë e kancerit është e dyta për nga shpeshtësia e shfaqjes te gratë, pas kancerit të gjirit.

”Në Kosovë, me kancer të qafës së mitrës paraqiten më shumë 100 gra në vit, kurse, së bashku edhe me kancerin e vezoreve, ky numër shkon deri në 170”, ka thënë Ilir Kurtishi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës Onkologjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ilir Kurtishi, doktor i Klinikës së Onkologjisë

Për këtë vit, ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka porositur 300 doza të vaksinës kundër papilloma virusit.

Paraprakisht, këtë lloj vaksine do të mund ta marrin personat vullnetarë apo ata që kanë predispozita gjenetike, ndërsa që nga viti i ardhshëm, vaksina do ti shtohet kalendarit të rregullt të vaksinimit që nxjerr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ( IKSHPK ).

Ndryshe nga disa vende që e kanë të detyrueshme për grup – mosha të caktuara, kjo vaksinë në Kosovë do të mbetet e rekomandueshme.

Sipas autoriteteve shëndetësore, vaksian do të jepet te vajzat e moshës 12 deri në 16 vjeçe.

Zëvendësshefja për imunizim në IKSHPK, Fetije Fetaj ka thënë se në listën e pritjes janë disa paciente, të cilave këtë vaksinë ua kanë rekomanduar mjekët për imunizim.

”Vaksinat janë siguruar, jemi duke pritur që brenda disa ditësh ose javësh të arrijnë fizikisht në Kosovë. I kemi disa raste, kemi marrë kontaktet e tyre, numrat e telefonit dhe, në momentin që të arrijnë vaksinat, ato të do vijnë të imunizohen. Janë në pritje tri pacient..”, thotë Fetaj.

Në bazë të studimeve të fundit nga organizata ”Cancer Research”, me seli në Britani, vaksina HIPV zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vaksinat HPV funksionojnë më mirë nëse administrohen përpara ekspozimit ndaj papilloma virusit.

Andaj, për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës, OBSH-ja rekomandon vaksinimin e vajzave të moshës 9 deri në 14 vjeçe, kur, siç thuhet, shumica nuk e kanë filluar ende aktivitetin seksual.

Nisur nga këto vlerësime, Arben Bislimi, nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës, thotë se është momenti i fundit që IKSHPK-ja ta fusë këtë vaksinë në kalendarin e rregullt të imunizimit.

Arben Bislimi, përfaqësues nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës

”Preventiva është më e mirë, më efikase, me kosto më të ulët dhe me përfitime më të larta, krahasuar me mjekimin pas diagnostikimit eventual të sëmundjes”, thotë ai.

Pritet që sa më shpejt, Kosova të pajiset me këto vaksina kundër papilloma virusit në mënyrë që të shmanget numri i madh i pacienteve të diagnostifikuara me kancer të mitrës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika