Valë arrestimesh në Francë pas kërcënimeve të rreme për sulme me bomba

Në Francë, të paktën 18 persona janë arrestuar në lidhje me një valë kërcënimesh me bomba, të cilat shpërbënë panik dhe çuan në evakuime të ndryshme. Kërcënimet përfshinë shënjestra të ndryshme, si Pallatin e Versajës, Muzeun e Luvrit, shkolla, aeroporte, dhe spitale

Zyrtarë policorë në Francë.

Të paktën 18 persona janë arrestuar në Francë, pas një vale të kërcënimeve me bomba, të cilat kanë nxitur evakuime.

Pallati i Versajës, Luvri, si dhe shkolla, aeroporte dhe spitale, janë shënjestruar.

Ata që kanë qenë mbrapa këtyre akteve kanë qenë kryesisht të miturit, kanë thënë autoritetet.

Kërcënimet vijnë në kohën e rritjes së tensioneve në Francë, pasi një mësues është therur me thikë për vdekje nga një xhihadist i dyshuar javën e kaluar, në një shkollë në qytetin Arras.

Kërcënimet me bomba kanë rezultuar me evakuim të Pallatit të Versajës katër herë gjatë javës, derisa Muzeu i Luvrit në Paris është detyruar t’i evakuojë mijëra vizitorë të shtunën.

Një numër i aeroporteve rajonale janë evakuuar të mërkurën, përfshirë Lille, Nantes, Nice dhe Tuluz, të enjten.

Franca e ka rritur alarmin kundër terrorizmit në nivelin më të lartë, javën e kaluar, pas vrasjes së mësuesit 57-vjeçar.

I dyshuari, ish-nxënës, është shtetas rus me origjinë çeçene.

Kërcënimet për bomba janë bërë me telefona, përmes emaileve, përmes një faqeje online për t’i kontaktuar direkt zyrtarët policorë, apo duke i kontaktuar ata në rrjetet sociale, shkruan REL.

Ministri francez i Drejtësisë, Eric Dupond-Moretti, ka paralajmëruar ata që i ka quajtur “shakaxhinj të vegjël” se dhe do të “identifikohen dhe ndëshkohen”.

Të gjithë ata që bëjnë thirrje për kërcënime të rreme me bomba, mund të përballen me tri vjet burgim dhe gjobë prej 45.000 eurosh.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika