“Vandalizimi i tabelave të vendosura në veri”, Elshani: Nuk ka elemente të veprës penale

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konsideruar se nuk është akt kriminal dëmtimi i tabelave të vendosura në veri dhe se nuk mund të cilësohet si vepër penale

Pothuajse të gjitha tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.

Për këtë ka dhënë detaje në emisionin “FIVE”, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka konsideruar se nuk është akt kriminal dëmtimi i këtyre tabelave dhe se nuk mund të cilësohet si vepër penale.

“Nuk është diçka e jashtëzakonshme, konsideroj se derisa t’u mësohet syri, ata do të dëmtojnë tabelat e tilla. Nuk është akt kriminal, nuk është vrasje të dëmtosh një tabelë. Është diçka që është parë për herë të parë, nuk konsiderohet si vepër penale, nuk ka elemente të veprës penale, nëse i shohim dikë duke i dëmtuar, do të hapim rast” ka thënë Elshani.

Teksa është pyetur se a ka shtim të masave të sigurisë në veri për shkak të zhvillimeve të fundit politike, Elshani ka thënë se vigjilenca është gjithmonë prezente, por nuk ka diçka të jashtëzakonshme.

“Vigjilentë jemi, përderisa grupi kriminal që ka vepruar në Banjskë është larguar për në Serbi, ne jemi vigjilentë që situatat e atilla të mos na vijnë befasi. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme, jemi duke bërë punë rutinore”, ka theksuar Elshani.

Ndryshe, të gjitha tabelat e vendbanimeve në gjuhën shqipe që janë vendosur ditën e së enjtes në veri të Kosovës janë ngjyrosur gjatë natës.

Në shumicën prej tyre është ngjyrosur vetëm pjesa ku emri i vendbanimit shkruhej në gjuhën shqipe.

Elshani ka thënë se janë ngjyrosur më shumë se gjysma e tabelave, por sipas tij nuk do të hapet rast, pasi boja mund të fshihet.

Tabelat me emërtimet e vendbanimeve me shumicë serbe në komunat veriore të enjten janë zëvendësuar me tabela, në të cilat emri i vendbanimit shkruhej edhe në gjuhën shqipe.

Ngjyrosen tabelat me emrat e vendbanimeve në gjuhën shqipe në veri

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika