Vasfije Krasniqi pas mbledhjes në KS të OKB-së: Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Presidentja Vjosa Osmani u shoqërua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga heroinat e luftës, përfshirë Vasfije Krasniqi-Goodman, e cila pas mbledhjes ka theksuar se Serbia humb çdo betejë kur jemi në kushte të barabarta

Presidentja Vjosa Osmani, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka marrë me vete edhe heroinat, Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elmaze Muçollin dhe Shyhrete Tahirin.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, në një postim në Facebook, ka shkruar se sa herë jemi në kushte të barabarta, Serbia humb çdo betejë.

“Derisa, Goebbelsi i Millosheviçit, i cili mban anën e së keqes (tek e fundit, aty e ka vendin) dhe bënte propagandë kundër Kosovës e shqiptarëve.

Në anën tjetër, në anën e drejtësisë, të vërtetës e demokracisë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, shpërfaqi të vërtetën e cila si asnjëherë më parë u tha qartë e më zë të lartë se Serbia, ka kryer krime… “merr guximin e kërko falje për krimet që keni bërë””, ka shkruar Krasniqi-Goodman.

Krasniqi-Goodman ka shtuar se pavarësisht se ishin ekip këshillëdhënës, fillimisht nuk u është lejuar hyrja në sallë.

“Pavarësisht se ne ishim ekip këshillëdhënës fillimisht nuk na është lejuar hyrja në sallë, por me insistimin dhe këmbënguljen e Presidentes një gjë e tillë u lejua dhe NE, e shoqëruam Presidenten në takim. Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm drejtë rrugës dhe misionit tonë”, ka shkruar tutje ajo.

Kujtojmë se, muaj më parë, presidentja Vjosa Osmani emëroi Vasfije Krasniqin në pozitën e së dërguarës së posaçme për dhunën seksuale gjatë luftës.

Ajo ka thënë se Krasniqi i ka dhënë zë dhimbjes së mijëra grave të përdhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika