Vazhdojnë protestat në Izrael pas ndryshimeve në gjyqësor

Pas një jave "trazirash" të shkaktuara nga miratimi i një pakete ligjore që kufizon pushtetin e Gjykatës së Lartë, mijëra izraelitë vazhduan protestat në mbarë vendin të shtunën në mbrëmje

Foto: AP

Pas një jave “trazirash” të shkaktuara nga miratimi i një pakete ligjore që kufizon pushtetin e Gjykatës së Lartë, mijëra izraelitë vazhduan protestat në mbarë vendin të shtunën në mbrëmje.

Nga kodrat e Galilesë veriore deri te rrugët që përshkojnë qendrën financiare të Tel Avivit, protestuesit dolën në rrugë gjatë mbrëmjes me temperatura të larta.

Ndryshimet në gjyqësor të qeverisë së djathtë të kryeministrit Netanyahu, pjesa e parë e së cilave u miratua të hënën, ka krijuar një krizë të paprecedentë dhe një përçarje të thellë shoqërore. Kjo është java e 30-të e protestave.

Plani i qeverisë ka tronditur edhe përkushtimin e rezervistëve të ushtrisë, ndërsa ka nxitur edhe paralajmërime të rrepta për pasojat ekonomike.

Disa organizata kanë apeluar te Gjykata e Lartë për ta shfuqizuar ligjin e ri, i cili i heq autoritetin vetë kësaj gjykate për të anuluar ato që i konsideron vendime ‘të paarsyeshme’ nga qeveria dhe ministrat. Gjykata tha se do të dëgjonte argumentet në shtator, duke krijuar mundësinë për një përballje kushtetuese.

Kryeministri Netanyahu është përpjekur të minimizojë ndikimin e ligjit të ri, i miratuar pas disa ditësh. Ky është një nga disa ndryshimet që qeveria e tij thotë se janë të nevojshme për të balancuar degët e qeverisë.

Kritikët thonë se ai po kërcënon parimet demokratike të Izraelit dhe pavarësinë e gjykatave, duke nënvizuar se kjo mund të ketë lidhje edhe me një çështje me dyshimin për korrupsion, me të cilin, po përballet vetë kryeministri Netanjahu. Ai e mohon këtë dhe ka hedhur poshtë akuzën për korrupsion kundër tij. /VoA

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika