Vazhdojnë protestat në veri

E marta e 6 qershorit, në veri të vendit ka zbardhur me prezencën e qindra qytetarëve serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, para tri komunave veriore të vendit, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok

Mëngjesin e së martës po vazhdojnë protestat e nisura që nga 29 maji në tri komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Kjo ditë në veri të vendit ka zbardhur me prezencën e qindra qytetarëve serbë, kryesisht punëtorë të institucioneve, para tri komunave veriore të vendit.

Ata po qëndrojnë nëpër tendat e improvizuara para ndërtesave komunale, ndërsa në Leposaviq kanë organizuar edhe aktivitete sportive, raporton KP.

Situata aktuale mund të konsiderohet e qetë, ndonëse protestuesit serbë vazhdojnë të dëgjojnë muzikë nacionaliste.

Protestuesit serbë po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit, kur kryetarët e betuar u detyruan të futen në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës.

Si pasojë e protestave të dhunshme, janë plagosur gjashtë policë të Kosovës dhe 30 ushtarë të KFOR-it, ndërkohë që serbët kanë sulmuar edhe Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa anuluan edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi Prishtina refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.

Ndërsa, të hënën në mbrëmje, pas takimit me emisarët Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se rruga përpara është ndalimi i menjëhershëm i sulmeve nga ekstremistët dhe grupet kriminale serbe ndaj organeve të sigurisë dhe gazetarëve. Ndërsa emisarët parashtruan tri kërkesa, për të cilat deklaruan se presin të dëgjohen nga Qeveria e Kosovës.

“I pari është deeskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog”./KP

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika