Vazhdojnë vërshimet në Pejë, rrugë të stërmbushura me ujë (VIDEO)

Portali Dukagjini ka siguruar pamje të rrugëve të qytetit të Pejës, saktësisht në pjesën kryesore të këtij qyteti ku shihen rrugë të stërmbushura me ujë





Vërshimet e ujit në Pejë vazhdojnë si rrjedhojë e reshjeve të dendura të shiut.

Portali Dukagjini ka siguruar pamje të rrugëve të qytetit të Pejës, saktësisht në pjesën kryesore të këtij qyteti shihen rrugë të stërmbushura me ujë.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të cilat kanë nisur që nga dita e shtunë, në Zonën e Dukagjinit u raportua se gjatë ditës së diel janë shkaktuar përmbytje në disa qytete.

Në qytetin e Pejës dhe atë të Istogut situata dukej të ishte pak më e rënduar.

Përgjatë vikendit, Portali Dukagjini kontaktoi me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ai theksoi se si pasojë e vërshimeve, kishte dëme materiale nëpër shtëpi, dhe dëmtime ne disa kanale të ujit.

“Ka rrëshqit një pjesë e dheut atje, jemi në përpjekje për ta liruar por nuk kemi arritur ende ta lirojmë, për momentin ajo pjesë është ende e bllokuar. Janë fryrë të gjithë lumenjtë, por kanalet po i bartin ujërat me sukses për momentin, në disa vende janë dëmtuar kanalet por kryesisht gjendja është nën kontroll. Ka dëme materiale, nëpër shtëpia, u ka hyrë uji nëpër shtëpia njerëzve, si ngjarje e zakonshme kjo punë”, kishte deklaruar Muhaxheri.

Gjendja nga vërshimet në Pejë, flet kryetari Muhaxheri





Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika