Vazhdon seanca gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po vazhdon në Hagë. Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, ka dhënë dëshmi në seancat e kaluara, duke theksuar se komandantët e zonave nuk ishin nën urdhrat e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, për shkak të njohurive të tyre të detajuara rreth zonave që drejtonin. Procesi i gjyqësorit ka filluar në prill 3 dhe të akuzuarit janë të paraburgosur në Hagë që nga nëntori i vitit 2020

Këtë të hënë do të vazhdojë gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte.

Në seancat e kaluara ka dhënë dëshminë e tij, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa. Remi ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së nuk ka mundur t’i urdhërojë komandantët e zonave, meqë sipas tij, këta të fundit e njihnin më mirë situatën në zonat që i drejtonin.

Ai është intervistuar nga avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, në ditën e katërt të dëshmisë së tij në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Remi do ta vazhdojë edhe sot dëshminë e tij në kuadër të kësaj gjykate.

Gjykimi kundër Thaçit dhe të tjerëve ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse, ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika