Vdes 17-vjeçari që ishte lënduar në aksidentin te rrethrrotullimi në “Lakrishtë”

17-vjeçari nuk ka arritur të iu mbijetoj plagëve të marra nga aksidenti që ndodhi të hënën tek rrethrrotullimi në lagjen "Lakrishtë" në Prishtinë. Ai ka vdekur dhe këtë e ka konfirmuar shefi i repartit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka

Ka vdekur njëri nga personat që ishte lënduar rëndë në vetaksidentin që ndodhi të hënën te rrethrrotullimi në Prishtinë.

Lajmin për vdekjen e 17-vjeçarit që po trajtohej në repartin Intensiv, për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i këtij reparti Shaqir Uka.

“Pacienti që është aksidentuar te rrethrrotullimi, te ne ka qenë një 17-vjeçar. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’u mbijetojë pasojave të lëndimit dhe i njëjti ka ndërruar jetë rreth orës 22:00”, ka thënë Uka.

Nga ky aksident si pasojë kishin pësuar lëndime trupore tre persona.

Këtë për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen ‘Lakrishtë’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kishte thënë Ahmeti.

.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika