Ka vdekur gruaja që ishte lënduar rëndë më 6 shtator në fshatin Poterq të Klinës, në një rast ku i dyshuar ishte djali i saj.
Viktima ka ndërruar jetë të hënën, më 5 tetor, derisa po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Klina, 06.09.2026-18:30. Lidhur me rastin, më 05.10.2026 në QKUK, ka ndërruar jetë viktima femër kosovare”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është cilësuar nga Policia si “vrasje e rëndë”.
Ngjarja kishte ndodhur më 6 shtator në fshatin Poterq, ku, sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se i kishte vënë flakën krevatit në të cilin ndodhej motra e tij.
Si pasojë, gruaja kishte pësuar djegie të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku më pas ka ndërruar jetë.
