Vdes kampioni olimpik më i vjetër në botë

Kampioni olimpik francez Charles Coste, i cili mbante titullin e fituesit më të vjetër të medaljes së artë olimpike në botë, ka ndërruar jetë të enjten në moshën 101-vjeçare, ka bërë të ditur ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari.

Coste, fitues i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Londrës 1948, mbeti një figurë ikonike e sportit francez dhe një simbol i historisë olimpike. Ai mbajti flakën olimpike gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, më 26 korrik, në një moment emocionues ku, i ulur në karrige me rrota, ia dorëzoi flakën legjendës së xhudos Teddy Riner dhe kampiones së atletikës Marie-José Pérec, e cila ndezi kazanin olimpik.

I lindur në qytetin jugor francez Ollioules, Coste fitoi medaljen e artë në garën ekipore të çiklizmit në pistë në Londër, së bashku me Serge Blusson, Fernand Decanali dhe Pierre Adam – të gjithë tashmë të ndjerë. Këto ishin Lojërat e para pas Luftës së Dytë Botërore, dhe fitorja e ekipit francez u pa si simbol i rilindjes dhe shpresës.

Një vit më vonë, në 1949, Coste triumfoi në garën prestigjioze “Grand Prix des Nations” (140 kilometra), duke mposhtur legjendën italiane të çiklizmit Fausto Coppi. Ai vazhdoi të shkëlqente edhe në vitet në vijim, duke fituar “Paris–Limoges” në 1953 dhe “Ronde de Monaco” në 1954, përpara se të tërhiqej nga sporti profesional në 1959.

Pas ndarjes nga jeta të gjimnastes hungareze Agnes Keleti në janar 2025, Coste u bë kampioni olimpik më i vjetër gjallë në botë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur sportive dhe njerëzore, që do të kujtohet gjatë në historinë e Lojërave Olimpike, raporton ATSH përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika