Vdes këmbësori që u godit nga vetura të dielën në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë ka vdekur pasi ishte goditur nga një veturë të dielën në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës

Ilustrim

Një burrë ka humbur jetën pasi është goditur të dielën nga një veturë në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës.

Sipas informacioneve të publikuara nga raporti i Policisë për 24 orët e fundit, viktima ka ndërruar jetë të hënën në QKUK, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë lëndimeve.

Autoritetet kanë reaguar menjëherë, ndërsa prokurori ka vendosur që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për të kryer një proces obduksioni.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë  10.12.2023 – 17:42. Lidhur me rastin raportohet se me 11.12.2023, viktima mashkull kosovar/këmbësor, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet ne njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është duke u hetuar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika