Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pasditën e së premtes një burrë ka vdekur në fshatin Dobrajë e Madhe në Lipjan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, papritur i është keqësuar gjendja dhe është rrëzuar në tokë e ka humbur jetë, njofton Dukagjini.
“Fsh. Dobrajë e Madhe, Lipjan 03.04.2026 – 17:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke luajtur në fushën e sportit, pa pritur i është keqësuar gjendja shëndetësore, është rrëzuar në tokë dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor.