Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare ish-zëvendëspresidenti amerikan Dick Cheney.
Cheney, i cili shërbeu si zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara gjatë dy mandateve të presidentit George W. Bush, nga viti 2001 deri më 2009, ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga pneumonia dhe sëmundjeve të zemrës, ka bërë të ditur familja e tij të hënën.
“Dick Cheney ishte njeri i mirë që u mësoi fëmijëve dhe nipërve se çfarë do të thotë ta duash vendin tënd dhe të jetosh me guxim, nder e dashuri”, thuhet në deklaratën e familjes.
Cheney ka qenë një nga figurat më me ndikim të administratës Bush, veçanërisht në politikën e jashtme amerikane pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.