Vdes në QKUK një i paraburgosur, mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë

Një i paraburgosur që po mbahej në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën e Emergjencës të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, i paraburgosuri me inicialet K.K. ka vdekur rreth orës 23:20, njofton Dukagjini.

Tutje bëhet e ditur se K.K. gjatë ditës së djeshme kishte shfaqur disa çrregullime gastrointestinale dhe gjendje të theksuar molisjeje teksa tashmë viktima ishte trajtuar gjatë ditës nga personeli shëndetësor, por gjendja e tij nuk kishte shënuar përmirësim.

Për realizimin e një konsultimi specialistik, mjeku kujdestar kishte kërkuar që i paraburgosuri të dërgohej për trajtim dhe vlerësim të mëtejmë në QKUK.

“Fillimisht është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë, ndërsa më pas, rreth orës 18:00, ai është transferuar në QKUK. Pas pranimit në QKUK, kanë filluar menjëherë procedurat diagnostikuese dhe trajtimi i tij nga stafi mjekësor. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve dhe trajtimit të ofruar, gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

SHKK-ja, mes tjerash, bën të ditur se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat përkatëse ligjore, ndërsa shkaku i vdekjes pritet të përcaktohet dhe verifikohet përmes autopsisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika