Vdes një këmbësor pas goditjes nga automjeti në Zllopek të Pejës

Një këmbësor ka vdekur si pasojë e goditjes nga një automjet në fshatin Zllopek të Pejës.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdetar në vendin e ngjarjes, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia sot është informuar për një aksident në fshatin Zllopek në Pejë, ku në aksident janë përfshirë një këmbësor dhe një veturë. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vend ngjarje kanë dalë hetuesit e aksidenteve dhe Prokurori i Shtetit”, tha Gashi për Dukagjinin.

Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se shoferi i automjetit është dorëzuar në stacionin policor edhe pse menjëherë pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“I dyshuari, ngasësi i veturës, është dorëzuar – është largu nga vendi i ngjarjes për shkaqe të sigurisë”, tha Gashi.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika