Vdes një punëtor në Fushë-Kosovë, ra nga ndërtesa

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka deklaruar se viktima 38-vjeç nuk ka arritur të përballojë lëndimet e shkaktuara nga rënia nga lartësia, në një objekt

Punëtorë (Foto nga arkivi)

Një punëtor ka ndërruar jetë gjersa ishte pjesë e një ekipi që po përfundonte punimet në një objekt në Bresje të Fushë-Kosovës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Bresje të Fushë- Kosovës, një person, mashkull rreth 38 vjeç ka rënë nga lartësia brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente  unime në atë objekt”, ka deklaruar ai.

Bëhet e ditur se policia tashmë ka nisur hetimin e rrethanave.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika