Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që kishte ndodhur muajin e kaluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometrin e 10-të, në afërsi të Vërmicës.
Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti kishte ndodhur më 17 shkurt, rreth orës 14:30.
Viktima, një mashkull kosovar, kishte mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Më 3 mars 2026, autoritetet janë njoftuar nga QKUK se i lënduari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.
“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’ km 10, Vërmicë/ 17.02.2026 – 14:30. Me 03.03.2026 lidhur me rastin është njoftuar nga QKUK se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar aty, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.