Vela: Strukturat kriminale serbe po gjuajnë me armë pranë Zubin Potokut, Policia e Kosovës nuk është e përfshirë

Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se mediat pro regjimit të Serbisë, po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim në Zubin-Potok. Ai ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, teksa shton se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë “po gjuajnë me armë”

Blerimi Vela, shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osamnit

Blerim Vela, shefi i Kabinetit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje dhe sipas tij, strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë janë ato që po gjuajnë me armë.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, janë duke raportuar rrejshëm se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, ka shkruar ai.

Gjatë mbrëmjes të së shtunës janë raportuar për të shtëna në komunën e Zubin Potokut, gjithashtu po dyshohet se është sulmuar një ekip i KFOR-it në këtë komunë.

Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia, por këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika