Vëllai i shefit të Shin Bet akuzohet për kontrabandë cigaresh drejt Gazës gjatë luftës

Prokurorët shtetërorë izraelitë kanë ngritur aktakuzë ndaj Bezalel Zinit, vëllait të shefit të shërbimit të sigurisë Shin Bet, David Zini, si dhe ndaj dy personave të tjerë, nën dyshimet për përfshirje në një rrjet të gjerë kontrabande drejt Rripit të Gazës gjatë periudhës së luftës.

Sipas aktakuzës, tre të dyshuarit akuzohen për ndihmë ndaj armikut gjatë kohës së luftës, mashtrim, ryshfet dhe shkelje të ligjeve izraelite kundër terrorizmit.

Prokurorët kanë ngritur gjithashtu akuza ndaj 12 personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë, mes tyre edhe disa rezervistë të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), shkruan IDF.

Hetimet tregojnë se gjatë muajve gusht dhe shtator të vitit 2025, të pandehurit dyshohet se kanë kontrabanduar 26 arka me cigare në Gaza, me vlerë totale rreth 3.9 milionë shekelë izraelitë.

Bezalel Zini, i cili shërbente si rezervist dhe drejtonte logjistikën për njësitë që kryenin punë demolimi në Gaza, dyshohet se ka shfrytëzuar qasjen e tij për të futur 14 arka me cigare në tri raste të ndryshme, duke përfituar rreth 365 mijë shekelë.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Zini dhe rezervisti tjetër, Aviel Ben David, kanë marrë nga 15 mijë shekelë për pjesëmarrje në kontrabandë. Prokuroria pretendon se mallrat u transferuan fillimisht në automjetin e Zinit pranë Kibbutz Sufa dhe më pas u transportuan në Gaza.

Autoritetet izraelite dyshojnë se rrjeti ka kontrabanduar edhe mallra të tjera, përfshirë telefona iPhone, bateri, kabllo telekomunikacioni dhe pjesë makinash, disa prej të cilave konsiderohen mallra me përdorim të dyfishtë që mund të shfrytëzohen edhe për qëllime ushtarake nga Hamasi.

Shin Bet ka deklaruar se kontrabanda e mallrave drejt Gazës përbën kërcënim serioz për sigurinë e Izraelit, pasi ndihmon Hamasin të forcojë strukturat qeverisëse dhe kapacitetet operative.

Ndërkohë, shefi i Shin Bet, David Zini, nuk dyshohet për asnjë përfshirje në këtë rast, i cili po hetohet nga Policia e Izraelit për shkak të lidhjeve familjare.

Izraeli kishte ndaluar hyrjen e produkteve të duhanit në Gaza gjatë luftës, duke argumentuar se këto produkte shiten në tregun e zi me çmime të larta dhe tatohet nga Hamasi, duke siguruar të ardhura për organizatën.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika