Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se për shkak të reshjeve disa segmente rrugore janë të vështira për qarkullim të automjeteve.
Kësisoj, kanë lëshuar thirrje që qytetarët të përdorin rrugë alternative, njofton Dukagjini.
Në thirrjen e Komunës qytetarëve u kërkohet që përkohësisht të shmangin qarkullimin në rrugën për Kufcë në Malishevë, në rrugën ndërmjet dy Livoqëve, si dhe në magjistralen Gjilan–Ferizaj, në zonën e udhëkryqit të rrugës së Cërnicës.
“Zyrtarët kompetentë dhe ekipet në terren janë duke i përcjellë nga afër punimet dhe situatën, ndërsa për çdo zhvillim të ri qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim.