Vetëm 1 rast me COVID-19 në 24-orët e fundit në Kosovë

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 38 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të premten e 18 nëntorit ka informuar se nga 38 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa të premten janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 268 mijë e 993.

Në total numri i rasteve aktive është 1.

Postimi i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen aktuale me COVID-19 në Kosovë

Që nga fillimi i vaksinimit, në të gjitha qytetet e Kosovës, janë dhënë një milion e 836 mijë e 766 doza të vaksinës.

Deri më sot, 824 mijë e 896 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë 105 mijë e 367.

Ndërkaq dozën e katërt të vaksinës e kanë marrë 1 mijë e 865 qytetarë.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika