Veteranët ende pa përgjigje për propozimin e Kurtit

Organizata e Veteranëve të UCK-së, nuk e kanë dikutuar ende dy propozimet e dërguara nga Kryeministri Albin Kurti e të cilat kanë të bëjnë për përfshirjen ose jo në ligjin për pagën minimal të kësaj kategorie. Kjo organizat po e quan ndërhyrje në procsin gjyqësorë verifikimin e listav të veteranëve dhe krijimin e një ligji të ri

Ilustrim

Një letër nga kryeminitri Albin Kurit, tashmë ka arritur në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së.

Aty, si shef qeverie Kurti ka propozuar dy alternativa për veteranët, në mënyrë që të ndalen protestat kundër ligjit për pagën minimale.

Propozimet i kanë marrë veteranët, porse thonë se nuk i kanë shqyrtuar ende.

Por, për një gjë janë të sigurt.

Propozimi për hartimin e një ligji për verifikim të veteranëve, sipas Faton Klinakut, është ndërhyrje në një proces gjyqësorë që është kthyer në rigjykim.

“ Qndrimi i jonë ka qenë dhe është që ne do të bëjmë protest nëse ky ligj i pagave shkon në Kuvend pa ndryshim. Ne se kemi shqyrtuar ende më kryesin këtë shkres  dhe do të ja kthejm. Në atë shkres që është ardhë është ndërhyrje në procesin gjyqësore”, ka thënë Klinaku.

Faton Klinaku

Ndonëse jo OVL-së së UCK-së, hartimin e një ligji për riverifikim të veteranëve, Albin Kurti ia kishte përmendur Kryetarit të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtëave të Luftëarëve të UCK-së.

Një gjë të tillë e pohon Xhevdet Qeriqi, vecse ai nuk është në favor të një inicative të tillë.

“ Po unë kom pas dy takime më Kyeministrin Kurti ma heret dhe e kemi diskuar riverifikimin e vetranve por deri më tash s’kemi as gjë konkrete. Ne jemi të vëndosur që të zbatohet ligji në fuqi dhe veteranet e luftës të trajtohën për paga mbi këtë ligj”, ka thënë Qeriqi.

Xhevdet Qeriqi

Kundër propozimit të Kryeministrit Albin Kurti, janë shprehur edhe partit opozitare.

Sipas Pal Lekaj nga AAK-ë, porpozimi I bërë është injorancë ndaj atyre që sakrifikuan edhe jetën për liri.

“ Kjo është injoranca më e madhe që I bëhet vetranëve që fal tyre dhe sakrificës në e gëzojm lirin dhe kjo shkres është për tu quditur. Zoti Kurti nuk po do më kry punë pasi e din që procsi është në Gjykatë por kjo është për të fituar kohë dhe është një injorancë ndaj vlerave të luftës”, ka deklaruar Lekaj.

Pal Lekaj

Gjatë muajit qërshore, qindra veteranë të Kosovës , kanë protestuar para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësinë me miratimin në lexim të parë të ligjit që e përjashton kategorinë e tyre nga rritja e pagës minimale.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika