Veteranët pranojnë ftesën për takim me Kurtin

Pas ftesës nga ana e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, për takim me përfaqësuesit e OVL-UÇK-së, mirëpo ende nuk e kanë konfirmuar se a do të shkojnë në takim të premten e 17 qershorit

Faton Klinaku

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, e ka pranuar zyrtarisht ftesën për takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

OVL- UÇK është ftuar të premten në takim nga ora 09:00.

Në takim i pret kryeministri Albin Kurti, ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja.

Ndërsa, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, ku po qëndrojnë edhe më tutje veteranët, OVL- UÇK, po diskutojnë për takimin e nesërm me Kurtin.

Ata nuk janë larguar nga protesta, pa u ndërprerë seanca që pritet të vazhdojë gjatë kësaj pasdite.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes në Kuvendit e Kosovës, ka thënë se është i gatshëm që të anulojë pjesëmarrjen e tij në Forumin e Prespës dhe të diskutojë me përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së për të gjetur një zgjidhje.

Ai ka thënë se është pro dialogut për të diskutuar me veteranët e luftës.

“Ajo që po propozoj sot, është të anuloj takimin e nesërm në Forumin e Prespës. Ftoj veteranët e luftës për të marrë pjesë në takim me ministrin e Financave, Hekuran Murati, me deputetin Armend Muja, dhe të diskutojmë për këtë çështje”, ka thënë Kurti.

Veteranët e luftës kanë protestuar duke shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligjit për rritjen e pagës minimale, por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre, protesta po zhvillohet në mënyrë të qetë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika