Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës, ku cak ishte një veturë e tipit “Volkswagen”, në pronësi të një agjenti të krimeve me inicialet G.Gj., 41 vjeç.
Sipas informacioneve paraprake, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.
Policia e Lezhës bëri të ditur se menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë dalë shërbimet policore, të cilat kanë nisur kontrollet në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po zhvillon veprime intensive në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende motivet që mund të kenë çuar deri te ky shpërthim.