Vetura që iu dogj nënkryetares së Leposaviqit i kishte targat RKS

Vetura e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq, është djegur pjesërisht në orët e hershme të së martës në Leposaviq. Targat ishin të Republikës së Kosovës, ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar se incidenti nuk lidhet me çështjen e konvertimit të targave

Vetura e Dragana Miletiq, nenkryetares se Leposaviqit

Një veturë është djegur në orët e para të së martës në Leposaviq, e cila ishte e nënkryetares së komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Ekipi në terren i RTV Dukagjinit ka siguruar pamjet e veturës së saj, e cila ishte djegur pjesërisht dhe targat i kishte të Republikës së Kosovës (RKS).

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për Dukagjinin se një pjesë e veturës është përfshirë nga flakët.

Sipas tij, kjo nuk lidhet me çështjen e konvertimit të targave.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që një veturë digjet në veri. Incidentet të tilla kanë ndodhur edhe më herët pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që të gjitha makinat me targa ilegale serbe të riregjistrohen në RKS.

Kujtojmë se shumica e veturave të djegura në veri ishin të riregjistruar me targa RKS (Republika e Kosovës).

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika