(Video) Ekstradohet nga Franca në Shqipëri një 43-vjeçar, dyshohet për pesë vepra penale

Behar Bajri, 43-vjeçar, është ekstraduar nga Franca në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”

Behar Bajri, 43-vjeçar, është ekstraduar nga Franca në Shqipëri, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga policia nën masa të forta sigurie.

Sipas Policisë shqiptare, Bajri do të ballafaqohet me një varg veprash penale si: “Vrasja me paramendim”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, kryer në bashkëpunim”.

Bajri ishte arrestuar gati dy muaj më parë në kufirin në mes të Francës dhe Gjermanisë. Ai u ekstradua në Shqipëri pas kërkesës së SPAK-ut.

Planifikohej të arrinte dje në Shqipëri, por për arsye sigurie u shty për mëngjesin e sotëm.

Policia e Shqipërisë e kishte lokalizuar Bajrin në Strasbourg, ku jetonte me familjen. Më pas të dhënat iu dorëzuan autoriteteve franceze, të cilët e arrestuan.

Hetimet ndaj Bajrit dhe 14 të tjerëve të implikuar në dosjen “Metamorfoza” nisën që në vitin 2019 në Shqipëri, pas zbërthimit të rrjeteve “Sky” dhe “EnkroChat” nga vendet partnere.

Sipas komunikimeve, biznesmeni Pëllumb Gjoka, pasi e liroi nga burgu nëpërmjet ryshfetit që i dha prokurorit Xhevahir Lita, i kërkoi Behar Bajrit të vriste Keanth Musabelliun. Më pas Bajri shkëmbeu objektivin me Ervis Martinajn, i zhdukur që nga gushti i vitit të kaluar, dhe për llogari të tij vrau Gjon Boriçin.

Emri i tij del edhe si porositës i vrasjes së Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit, krime të cilat nuk ndodhën.

Behar Bajri është një nga njerëzit kryesor të fisit Bajri në Shkodër, familje e njohur për krime të ndryshme.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika