(VIDEO) Operacioni policor kundër fajdeve, momenti i arrestimit të katër të dyshuarve

Policia e Kosovës ka publikuar një video ku shihen arrestimet e bëra në një operacion të gjerë, ku katër të dyshuar janë ndaluar për fajde, detyrim dhe rrëmbim

Foto ilustrim: Momenti i arrestimit të një të dyshuari për fajde nga Policia e Kosovës në Pejë.

Policia e Kosovës ka publikuar një video që tregon arrestimet e kryera në disa lokacione në Pejë, ku u arrestuan katër persona të dyshuar për veprat penale të fajdes, detyrimit dhe rrëmbimit.

Aksioni është realizuar me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, dhe nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit.

Videoja e publikuar tregon momentet e bastisjeve dhe arrestimeve.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Dukagjinin se këto arrestime janë bërë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

“Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, Policia e Kosovës ka bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar dhe ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit katër persona të dyshuar për veprat penale fajde, detyrim dhe rrëmbim,” ka deklaruar Nikçi.

Bastisje në disa lokacione në Pejë, arrestohen 4 të dyshuar për Fajde, Detyrim dhe Rrëmbim

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika