(Video) Palestinezët nuk i ndalë as lufta, falin namazin e Bajramit në rrënojat e xhamisë Al-Farouq në Rripin e Gazës

Ani pse në gjendje lufte dhe në kushte të rënda, besimtarët islam në Gaza lutjet për festën e Fiter Bajramit i bënë pranë rrënojave të xhamisë Al-Farouq

Palestinezët në Rripin e Gazës e falën namazin e Fitër Bajramit në rrënojat e xhamive të shkatërruara, në shkollat strehuese në të cilat ishin zhvendosur dhe në sheshe publike në shi dhe mot të ftohtë.

Që nga sulmi i Hamasit mbi territorin izraelit, IDF-ja izraelite ka kryer vazhdimisht sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke shkatërruar 229 xhami dhe 297 që janë shkatërruar pjesërisht, transmeton Telegrafi.

Në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku më shumë se një milion qytetarë u zhvendosën, një numër i njerëzve të zhvendosur falen namazin e Bajramit në shkollat pranë tendave.

Disa organizata morën iniciativën për të shpërndarë ëmbëlsira dhe lodra për fëmijët, në një përpjekje për të sjellë një buzëqeshje në fytyrat e tyre pavarësisht rrethanave të vështira. Namazi i Bajramit u mbajt edhe në rrënojat e xhamisë Al-Farouq.

Në kampin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, një numër qytetarësh falin namazin e Bajramit në sheshe publike, nën dritën e shiut dhe motit të ftohtë. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika