(VIDEO) Pas vdekjes së gruas në Malishevë, familjari Shala: I ka marrë n’qafë fëmijët, më të madhin e ka 10 vjeç, më të voglin 5 vjeç”

Pas vdekjes së një gruaje 35 vjeçare në Malishevë, e cila kishte shkuar për ta nxjerrë një dhëmb në një klinikë private, familjari i burrit të saj, ka thënë se me vdekjen e gruas "I ka marrë n'qafë fëmijët, më të madhin e ka 10 vjeç, më të voglin 5 vjeç". Lidhur me rastin ka pasur reagime edhe nga Ministria e Shëndetësisë ku thuhet se klinika ka qenë e palicencuar për veprimtarinë dentare. Dy persona janë arrestuar lidhur me rastin

Familjari i viktimës, Baki Shala, nga fshati Ngucat i komunës së Malishevës

Një grua ka vdekur të martën e 23 gushtit, për shkak të dyshimit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, thuhej në raportin e Policisë së Kosovës (PK).

Familjari i viktimës, Baki Shala, nga fshati Ngucat i komunës së Malishevës, në një prononcim për RTV Dukagjinin, ka thënë se janë të tronditur nga ngjarja që ka ndodhur dhe se nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore të flasin për rastin, sidomos bashkëshorti i viktimës.

“Me të thënë të drejtën, as s’kena ngu lajme, se mo jena kanë të shokum, s’kena ngu lajm as sen, mo prej pram. Asnjo s’jena kanë në gjendje të bojm diçka. Qaty e ka burrin, s’o në gjendje me thonë as dy fjalë, s’o në gjendje se ka hup për momentin. E ka marrë n’qaf.” është shprehur Shala.

Ai ka rrëfyer detajet se si ka ndodhur ngjarja, që sipas djalit të vëllait të Baki Shalës, gruaja ka shkuar direkt në klinikën private për një infuzion të fëmijës, e pastaj ka pasur dhimbje të dhëmbit dhe ka pyetur se a mundet ta trajtojë aty.

“Direkt ka shku… një infuzion e paska marrë djali, e kanë pas edhe një fëmijë, e kanë pas, të vetin. Diçka pak pa qef, djali. E ka marrë infuzionin. Dhe ka thanë hajt masi koka, të kryj këtu. Edhe e vet, edhe dy ditë e kemi me ecë. Ja ta kry punën. Qysh thotë djali i vëllait. Ta kryj punën. Si ia ka dhënë gjilpanën, aty për aty e ka helmu. Tash ishalla drejtësia shkon në vend, hetuesia e çon punën e vet në vend. S’kem çka me ba. E ka marrë n’qafë fëmijët, më të madhin e ka 10 vjeç, më të voglin 5 vjeç”.

Ministria e Shëndetësisë në një reagim publik ka njoftuar se institucioni shëndetësor në Malishevë, ku humbi jetën 35-vjeçarja si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ka ushtruar veprimtari ilegale.

Ministria bëri të ditur se përmes Inspektoriatit Shëndetësor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, “menjëherë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet konform kompetencave pas rastit tragjik që rezultoi me fatalitet për një qytetare”.

“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryersve të kësaj vepre të rëndë”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, MSH-ja njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licensimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat.

Në njoftim thuhet se të gjitha këto të dhëna janë në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Odës së Stomatologëve të Kosovës si organe kompetente në funksion të zbardhjes së plotë të rastit, me qëllim që autorët e kësaj vepre të rëndë të marrin dënimin e merituar.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika