Videomesazhet e ministrave të Kurtit, avokati Bajraktari: Tendencë e pushtetit për të sulmuar sistemin prokurorial

Avokati, Ardian Bajraktari, ka komentuar në emisionin "FIVE" videomesazhet e ministrave të kryeministrit Albin Kurti, ku ata kritikojnë Prokurorinë e Shtetit. Në veçanti, ai ka komentuar videomesazhin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Avokati, Ardian Bajraktari,

Avokati, Ardian Bajraktari, në emisionin “FIVE” ka komentuar videomeszhaet e ministrave të kryeministri, Albin Kurti, ku drejtohen kritikat ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Duke komentuar videomesazhin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku  ka thënë se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Komunën e Vushtrrisë të një person fizik. Sipas saj, kjo pronë i takon ministrisë që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve. Bajraktari ka theksuar se këto video tregon një tendencë sulmi nga ana e pushtetit ndaj sistemit prokurial.

“Nuk jam në rrjedha të detajeve të procesit. Bëhet fjalë për një proces që u bë vitin e kaluar. Jam në pikëpyetje pse tash ndodhi kjo video kur rasti në dijenin time është mbyllur vitin e kaluar dhe kjo tregon një tendencë të një sulmi qoftë të koordinuar apo çfarëdo qoftë të ndaj sistemin prokurorial. Sistemi i drejtësisë nuk duhet as për sulme të pushtetit e as për mbrojtje të opozitës, le ta lëmë të bëjë punën e vet”, ka thënë Bajraktari.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika