Deputetja e LDK-së dhe njëherësh ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur videos më të fundit të Levizjsës Vetëvendosje.
Në video VV-ja ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), për qasjen e saj në ekonomi.
“Ekonomia e LDK-së në shërbim të grupeve të interesit”, kështu është edhe titulli i videos së Lëvizjes Vetëvendosje.
Partia në pushtet ka thënë se LDK-ja ka tentuar ta shkatërronte sistemin pensional në Kosovë, duke e krahasuar me shkatërrimin serb.
- LVV: Trustin njëherë na e shkatërroi Serbia, së dyti deshtën ta shkatërrojnë doktorët e LDK-së
- Hoti për videon e LVV-së: Propagandë për mashtrim të publikut
Bajrami në një prononcim për Dukagjinin i është kundërpërgjigjur me Qeverisë duke ju thënë të përgjigjen në këto tema:
“Kur do të shkarkohet e japë llogari Martin Berishaj për transaksione me miliona euro?
Kur do të shkarkohet zëvendësministri i përfshirë në afera korruptive?
Pse nuk u ndërtuan 160 çerdhe për dy vite qeverisje dhe kur do të ndërtohen?
Pse nuk e keni zbritur çmimin e TVSH-së për qumështin, vajin, sheqerin dhe produktet tjera elementare?
Çka ndodhi me mostrat e humbura në institucionin që është nën Ministrinë e Drejtësisë?
Pse Kryeministri ia rriti pagën vetes, ministrave, zëvendësministrave dhe kabineteve?
Pse partia në pushtet e ka lënë shtetin me ushtrues detyre nisur nga Kryeprokurori, Shefi i Policisë etj?
A ka një premtim që ka mbajtur partia në pushtet?”, ka shkruar Bajram.
Sipas saj, VV-ja nuk ka asnjë përgjigjië për ëkto dhe për shumë tema tjera dhe nga paniku i dëhsmitve po kriojn video për të sulmaur LDK-në.
“Partia në pushtet s’ka asnjë përgjigje për këto dhe shumë tema të tjera, prandaj, nga paniku i humbjes dhe dështimeve po krijon video për të sulmuar LDK-në”.