(Video)Tymosje dhe skena erotike me partnerin e saj, kongresmenia “konservatore” amerikane dëbohet nga teatri

Kongresmenia amerikane nga Colorado e radhëve të republikanëve, Lauren Boebert, ka kërkuar falje pas disa sjelljeve të pahijshme ku javën e kaluar është përzënë nga një shfaqje

Lauren Boebert

Kongresmenia amerikane nga Colorado e radhëve të republikanëve, Lauren Boebert, ka kërkuar falje, pasi javën e kaluar është përzënë nga një shfaqje pas disa sjelljeve të pahijshme.

Kërkimfalja vjen pas një qarkullimi disaditor të një videoje ku kongresmenia shihet duke tymosur brenda shfaqjes në teatrin e Denverit.

Ajo ka thënë se ditët e fundit kanë qenë të vështira për të dhe se asaj i vjen keq për vëmendjen e pakëndshme që e ka tërhequr. Ajo shtoi më tej se me veprimet e saj ajo nuk i ka dëshiruar dëm askujt, raporton Usa Today.

Sipas një raporti nga Teatri i Denverit, kongresmenia përpos tymosjes është përfshirë edhe në veprime erotike me partnerin e saj, ku nga teatri janë detyruar pastaj t’i përzënë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika