Vitia: Kemi presion nga OShP dhe Prokuroria për nënshkrimin e tenderit me insulina

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se po përballen me presion të madh nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe nga Prokuroria e Shtetit për nënshkrimin e tenderit me insulina, pa autorizim të marketingut. Ministri ka shprehur shqetësimin e tij se kjo situatë rrezikon shëndetin publik dhe ligjshmërinë në MSH-së

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se i njëjti është duke u përballur me presion të madh nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) dhe nga ana e Prokurorisë së Shtetit për nënshkrimin e tenderit me insulina, pa autorizim të marketingut.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Vitia ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me situatën e cila sipas tij, rrezikon shëndetin publik.

“Shprehim shqetësimin tonë në raport me një situatë e cila rrezikon në mënyrë shumë substanciale rrezikon shëndetin publik por rrezikon edhe ligjshmëritë e proceseve në MSH. E këtu kemi të bëjmë me tenderin për insulina, një tender që është hapur në dhjetorin e vitit 2020 në një fushatë pothuajse zgjedhore…Është betejë për ligjshmërinë, është një betejë për ruajtjen e shëndetit publik. MSH-ja shpreh edhe njëherë shqetësimin në lidhje me presionin e paligjshëm që po bëhet OSHP-së për furnizim me insulina. OSHP-ja dhe Prokuroria kanë ndërmarrë veprime të koordinuara për të bërë presion mbi Ministrinë e Shëndetësisë, që kontrata t’i nënshkruhet një operatori i cili nuk ka, madje as nuk ka aplikuar deri më tani, për autorizim-marketing, i cili është obligativ sipas Ligjit për pajisje dhe produkte medicinale dhe që është garancion i sigurisë”, ka thënë Vitia gjersa ka theksuar se përkundër presionit, nuk do të merren vendime të jashtëligjshme për të rrezikuar shëndetin publik.

Ky i fundit ka shprehur edhe dyshimet për motivin e këtij tenderi me ç’rast përmendi edhe mafian farmaceutike gjersa ka theksuar që gjendet para dy zgjedhjeve, me pasojë të njëjtë. Ai e theksoi se këtë nuk e konsideronte një betejë por diçka “të çuditshme”.

“Unë jam para dy zgjedhjeve…ta bëj nënshkrimin si ka kërkuar, ku pastaj unë vet edhe në aspektin moral edhe ligjor do të jem i përndjekur se kam shkelur ligjin. Nëse nuk e nënshkruaj do të ndiqem, nëse e nënshkruaj do të ndiqem”, ka shtuar ai gjersa ka theksuar se “nuk mund të nënshkruhet diçka që vë në pikëpyetje ligjshmërinë” e njëherit, “të dëmtojë shëndetin e qytetarëve”

Ministri Vitia ka deklaruar se OPSH-ja po kërkon nga MSH që kjo e fundit të bëjë shkelje gjersa ka i ka bërë thirrje që të qëndrojë brenda sferës së rolit të vet.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika