Vitia viziton komunën e Ferizajt: Çështja e spitalit dhe QKMF-së do të zgjidhet

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar të enjten Komunën e Ferizajt, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu. Vitia ka premtuar përfundimin e ndërtimit të Spitalit Rajonal të Ferizajt dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu (Foto: Vlora Selimi)

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka zgjedhur Komunën e Ferizajt që të realizojë vizitën e parë pas rikthimit të tij në krye të dikasterit të Shëndetësisë.

Pas takimit që pati më dyer të mbyllura më kryetarin e  Ferizajt, Agim Aliu, Vitia ka premtuar përfundimin e Spitalit Rajonal të Ferizajt dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.

“Në princip u dakorduam për të gjitha, Komuna e Ferizajt për një kohë të gjatë nuk ka qenë në gjendje të ofrojë shërbime dhe kjo ka cenuar rëndë edhe qasjen e qytetarëve për të marrë shërbime shendetësorë. Sot kjo vizitë tregon se çështja e spitalit do të zgjidhet si nyje dhe të vazhdojnë përpara dy projekte jetike siç është Spitali e QKMF-ja ne Ferizaj”, ka thënë Vitia.

Vitia ndër të tjera, ka folur edhe për koeficientin e pagave te përsoneli shendëtësorë.

Sipas tij mantelbardhët janë ata që më së shumti kanë përfituar nga koeficienti, ndonëse thotë se do të donte të ishte ende më i lartë.

” Atë që ju kamë premtuar është që të ketë dialog. Koeficienti i ri më së miri e ka adresuar dhe më së shumti ka rrit rroga te përsoneli shëndetësorë. Normal ne që dëshirojmë të jenë ende më të larta por kategoria e mjekëve ka përfituar më së shumti nga koeficienti. Për mjekë specialistë që do të zgjedhin të punojnë vetëm në sektorin publikë do të ketë shtesa por po ashtu do të ketë shtesa edhe për rrezikshmërinë që e kanë”, ka vijuar Vitia.

E kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka treguar se në këtë takim ka marrë zotimin se ndërtimi i Spitalit rajonal të Ferizajt do të përfundojë.

” Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer më të edhe në pandemi. Pandemia ka vë në pah se mantelbardhët e Ferizajt kanë qenë më ndryshe pasi Ferizaj është më kapacitete më të ulët në spitalin rajonal dhe kapaciteti i spitalit rajonal ka vetëm 3 mijë metra katrorë. Është padrejtësi me spitalin që ka filluar po ka mbetur pa u përfunduar. Kemi 300 mijë banorë dhe kjo duhet të ketë më shumë shërbime. Ne morëm zotimin se edhe ndërtimi i spitalit por edhe ai i QKMF-së do te përfundojnë”, u shpreh Aliu.

Ministri Vitia, gjatë vizitës së tij në Ferizaj, pritet të takojë edhe personelin e Spitalit Rajonal dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika